Përmbytjet në Indonezi, një i vdekur dhe dhjetra të shpërngulur. Emergjencë natyrore për 14 ditë

0
92

Indonezia është prekur nga përmbytjet teksa një person ka humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë shpërngulur përkohësisht nga shtëpitë e tyre të cilat janë nën ujë. Autoritetet kanë shpallur 14 ditë emergjencë natyrore.

Reshjet intensive të katër ditëve në Indonezi kanë shkaktuar përmbytje në provincën Aceh, duke i marrë jetën një personi.

Administratat vendase kanë shpallur emergjencën natyrore për 14 ditë duke krijuar mundësinë për ngritjen e strehave të përkohshme për banorët, shtëpitë e të cilëve janë nën ujë.

Në të gjithë arkipelagun e Azisë Juglindore, rrëshqitjet fatale të dherave dhe përmbytjet e papritura janë të zakonshme.

Sipas ambientalistëve, këto fatkeqësi shpesh shkaktohen nga shpyllëzimi, i cili ka marrë përmasa të mëdha vitet e fundit.

Muajin e kaluar shtatë persona u vranë nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhitë në Sumatra.

Në prill të vitit të kaluar, më shumë se 200 njerëz humbën jetën në një grup ishujsh lindorë në Indonezi dhe Timor Leste fqinje, ndërsa cikloni tropikal Seroja i ktheu komunitetet e vogla në djerrina balte dhe pemë të shkulura.

ora tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu