Përndiqte vajzën në Tiranë, arrestohet nga Policia 62 vjeçari

0
56

Një 62 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përndjekur vazhdimisht një 25 vjeçare.

Ka qenë vetë e reja e cila ka denoncuar shtetasin G. Sh., 62 vjeç. Gjithashtu unifomat blu bëjnë me dije se janë vënë në pranga edhe 3  shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit kanë kapur dhe ndaluar shtetasin O. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. Sh., 62 vjeç, pasi ka përndjekur një shtetase 25 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Gj. F., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga punonjësit e OSHE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.