Përplasja e bandave në Durrës, lihen në burg pesë të arrestuarit

0
49

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj 5 të arrestuarve të djeshëm në aksionin e SPAK-ut përfshirë Akil Nerjakun dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve të përfshirë në atentatin në 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Me vendimin e sotëm në burg janë shtetasit: Bashkim Haxhija, Marsel Decka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri.

Ndërsa në kërkim: Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj, Ramazan Rraja

Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë dhe u sekuestruan 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

Atentati i 1 nëntorit 2019 ndaj Aleksandër Lahos dhe Arjan Ndojës, ku mbeti i vrarë edhe shoferi i Prokurorit, Andi Maloku, dyshohet se është organizuar nga grupi i Plaurent Dervishajt. Ky i fundit sipas SPAK, ka dashur të hakmerret për atentatin e kryer ndaj tij në qershor 2019.

Zbardhja e zinxhirit të ngjarjeve tri vite më vonë është bërë falë dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë, ndërkohë që pesë persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Përplasja mes grupeve ka pasur si shkak konkurrencën në aktivitetin e paligjshëm dhe aferat e pronave në bregdet