Përplasje kokë me kokë, Volkswagen-i kthehet përmbys. Të plagosurit drejt spitalit të Korçës (PAMJE)

0
50

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Nga raportimet paraprake, aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku një mjet “Benz” ngjyrë të bardhë është përplasur kokë më kokë me një mjet Volkwasgen Caddy të kuq, çka ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës.

Tre të plagosur janë transportuar drejt spitalit të Korçës, ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë njoftohet edhe për dëme të shumta materiale pasi përplasja ka qenë shumë e fortë.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu