Plas sherri me grushta në Vlorë, të rinjtë u ngacmojnë gratë, dy burrat nuk përmbahen

0
153

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit, ku dhe numri i turistëve ka pësuar rritje krahasim me një muaj më parë.

Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Mësohet se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe dhuna fizike duke gjuajtur ndaj njëri tjetrit me grushte. Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë të lënduarve.

Policia nuk ka ende një njoftim lidhur me këtë sherr që ka nisur për motive banale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu