‘Po të pashë përjashta do ta fus…’ Tentoi të digjte 16-vjeçaren me benzinë, i riu kërcënon nga kafazi i Gjykatës

0
119

Tiranë- Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë për Ardit Çelën i cili dy ditë më parë tentoi të digjte ish të dashurën 16-vjeçaren me benzinë. Gjatë qëndrimit në kafaz ai ka kërcënuar. Teksa ka shfaqur shenja të mëdha nervozizmi, Çela dëgjohet të thotë fjalët: Do ta fus atë telefon kamër e celulr në by**ë po të pashë përjashta, po hë!

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 25-vjeçarin, ndërkohë që për dy shokët e tij është caktuar masa detyrim paraqitje.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë. Ka qënë e mitura ajo e cila bërë kallëzim ndaj bashkjetuesit dhe shokëve të tij për ngjarjen e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Sipas saj, i dashuri e ka spërkatur me benzinë poshtë pallatit të banesës.