Po xhironte klipin e ri, këngëtarja kafshohet nga gjarpri

0
164

Këngëtarja Maeta, ka shpërndarë një video të momentit të frikshëm kur një gjarpër e kafshon teksa xhironte një videoklip këtë javë. Këngëtarja 21-vjeçare ka postuar në Instagram një klip bardh e zi nga prapaskenat.  Në video, ajo shihet e rrethuar nga gjarpërinjtë ndërsa njëri prej tyre i hidhet në mjekër.

“Kurrë më”, ka shkruar këngëtarja duke treguar se çfarë ka kaluar për të xhiruar këtë video. 2021 ishte një vit masiv për Maetën, pasi nënshkroi me kompaninë e Jay-Z, Roc Nation. Ajo gjithashtu publikoi albumin e saj Habits, pjesë e të cilit janë dhe këngët si “Teen Scene”, “Toxic” dhe “Habits”.