Po zbriste frigoriferin me ashensor, por i bie sipër, vdes tragjikisht 26-vjeçari

0
82

Një student 26-vjeçar në Serres, Greqi ka gjetur vdekjen e tmerrshme në ashensor pak pas mesnate.

Sipas informacioneve të ERT Serres, studenti i ri, pak pas mesnate, ka tentuar me një karrocë transporti të zbresë një frigorifer me ashensor, por për arsye të panjohura deri më tani nga turbulencat që kanë ardhur nga lëvizja e ashensorit, frigoriferi e ka zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Zjarrfikësja ka arritur ta lirojë dhe i riu është transportuar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Serres, shkruan protothema.gr.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në spital.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes