Policia e Elbasanit iu vë prangat disa personave

0
178

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Peqin, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur. Gjithashtu, ky shtetas iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. C., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në një galeri kromi, në fshatin Katjel, dhe ka vjedhur një sasi të madhe kromi, të ngarkuar në një kamion. Kamioni, bashkë me sasinë e kromit, u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. C. dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. –

— Në ambientet e Komisariatit të Policisë Peqin është paraqitur shtetasi A. Ç., 30 vjeç, banues në Peqin, i cili ka kallëzuar se gjatë natës, i kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të tij, 4 aparate celulare. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. —

– Librazhd/Informacion paraprak – Në lagjen nr. 2, Librazhd, ka rënë zjarr në njërën nga dhomat e katit të dytë të ish-godinës së Drejtorisë së Tatimeve (aktualisht jashtë funksionit) dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./elbasani flash