Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 54 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka dëmtuar me ekskavator banesën në pronësi të motrave të tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Ç., 41 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M., 55 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë shtetasi A. Ç. dhe 2 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin S. M.;
-R. K., 23 vjeç, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin K. M., 57 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi R. K. dhe 3 pasagjerë në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë nënën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-F. H., 53 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 72-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. K., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 42-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


