Pozitiv me COVID, shqiptari del nga shtëpia për të shitur kokainë, spiunohet nga banorët

0
108

Në një kohë që duhet të qëndronte në shtëpi sepse kishte rezultuar pozitiv me COVID, një i ri shqiptar jo vetëm që ka dalë jashtë, por edhe ka shpërndarë kokainë.

Oficerët në një zonë të La Sapienza pas disa raportimeve nga disa banorë, kanë befasuar 26-vjeçarin me origjinë shqiptare, pasi ai kishte shitur një pako kokainë.

Gjatë kontrolleve në makinën e tij i është gjetur një sasi tjetër kokaine e fshehur poshtë sendiljes dhe 500 euro. Në kontrollin që iu bë në shtëpinë e tij, iu gjetën edhe 7400 euro të tjera, të cilat gjithashtu iu sekuestruan, pasi u konsideruan të ardhura nga aktivitetet e trafikut të drogës.

Shqiptari i arrestuar tregoi gjithashtu se disa ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me COVID, nga i cili më pas u konstatua se nuk ishte shëruar ende, si dhe ishte sanksionuar për këtë shkelje. Aktualisht ai është lënë në arrest shtëpie në pritje të seancës së radhës. /abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu