Pranga 30-vjeçarit shqiptar në Itali, u kap me kokainë

0
69

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik droge në Itali, pranë via dello Stadio. Policia vuri re se drogën, e cila më pas rezultoi se ishte kokainë, ia dorëzoi një 40-vjeçari vendas.

Në kontrollin që iu bë në banesë, shqiptarit iu gjetën edhe 4.5 gram shtesë të së njëjtës lëndë narkotike.

Megjithatë, klienti i tij italian tha se kishte blerë 50-60 doza të tjera kokaine nga i njëjti person pak kohë më parë.