Presidenti i Vllaznisë thumbon Elbasanin: Disa festojnë para kohe sepse nuk janë mësuar të jenë në krye

0
174

Elbasani i mori kreun e renditjes së Superiores skuadrës së Vllaznisë, pasi e mposhti 3-1 në shtëpi ekipin kuqeblu në një sfidë shumë të luftuar. Kjo ishte një fitore që solli festë te tifozeria verdheblu, e cila pushtoi rrugët e qytetit pas këtij suksesi.

Një festë për të cilën nuk ka ngurruar të thumbojë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili me një postim në rrjetet sociale, ka dhënë një mesazh të qartë se ekipi i tij nuk është dorëzuar në luftën për titull.

Postimi

DISA FESTOJNË PARA KOHE…

 

…sepse nuk janë mësuar të jenë në krye.

Ne ❤️💙 dimë të presim…

dhe të godasim në momentin e duhur.

Sepse kjo është një skuadër që ngrihet.

Një qytet që nuk thyhet.

Dhe një rrugë që na çon drejt kreut 🤝

Me ndihmën e Zotit… deri në fund ⚽️🥇

#Besojmë #ForcaVllaznia 🔴🔵

GEAR Sh.p.k