Presidenti italian në Tiranë: Shqipëria, partnere e rëndësishme në Ballkan, Begaj: Roma mike e vyer dhe mbështetëse e pakursyer

0
46

Presidenti Bajram Begaj po mban një konferencë të përbashkët me homologun italian Sergio Mattarella, i cili ndodhet në Tiranë, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri.

Begaj tha se Italia është mike e Shqipërisë, ndërsa falënderon vendin fqinj për mbështetjen që Italia ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai tha se Shqipëria mirëpret  rritjen e investimeve nga Italia.

Bajram Begaj: Ndamë sot mendimin se vizitat e shpeshta të niveleve të larta janë me rëndësi prioritete që i japin forcim nivelit të bashkëpunimit të dy vendeve. Italia mike e vyer dhe mbështetëse e pakursyer. Mirënjohës që Italia ka përcaktuar si prioritet mbështetjen e integrimit tonë në BE. Italia partneri ynë i parë tregtar. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë edhe në gushën e arsimit. Vlerësojmë dhe nxisim bashkëpunimin midis institucioneve tona universitare

Ndërkohë presidenti italian tha se Shqipëria ka rol të rëndësishëm në rajon.

Presidenti italian: Është një gëzim i madh për vende si Italia që gjithmonë e kanë mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE. Kemi shkëmbime të rëndësishme ekonomike që janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Marrëdhënia jonë e ndërtuar shtyllë e fortë e fuqishme për të rritur bashkëpunimin. Shqipëria ka impakt të rëndësishme në të gjithë rajonin. Shkëmbimi i kulturës dhe qytetërimit mes dy vendeve ka qenë konstant në të gjithë kohën. Arbëreshët në Itali kanë ruajtur kulturën e tyre. Shqipëria është një partnere mjaft e rëndësishme në rajonin e Ballkanit. Janë të rëndësishme edhe bashkëpunimet kulturore. Kujtojmë komunitetin arbëresh në Itali, duke materializuar që përmes traditave dhe zakoneve specifike, kështu që raporti në të gjitha fushat, të kontribuojmë për ta kultivuar këtë miqësi edhe në brezat e rinj. Ky bashkëpunim kulturor është shumë i rëndësishëm. Italia është gatshme që të kontribuojë edhe në sajtet që mbrohen nga UNESCO  në Shqipëri. Shqipëria është kryesore në Evropë, jo vetëm për marrëdhënien me Italinë por edhe më Europën. Ne do të jemi gjithmonë mbështetës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sergio Mattarella u prit sot me ceremoni shtetërore nga Begaj në Pallatin e Brigadave. Presidenti Italian do të takohet në orën 12:00 me kryeministrin Edi Rama, ndërsa 16:40 do të  takohet kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.