Protesta:“Rozafa” sqaron akuzat

0
385

Kompania e “Rozafa” me veprimtari në sektorin e peshkimit dhe përpunimit të produkteve të detit, u kthen përgjigje pretendimeve të një grupi banorësh në Labinot Fushë për fabrikën në Elbasan.  Kompania Rozafa thotë se përkundër akuzave, fabrika në Elbasan nuk merr as ujin e banorëve dhe as nuk krijon ndotje pasi mbetjet që gjenerohen nuk janë të dëmshme. Ndërsa për akuzat për ndërtimin e një rruge, ata sqarojnë se ai është investim i Bashkisë.

Një grup banorësh të njësisë Labinot Fushë janë ngritur të protesta kundër kompanisë “Rofaza”, me pretendimet se dëmton ambientin dhe u cënon pronat.

Por drejtuesit fabrikës thonë se pretendimet nuk qëndrojnë.

Ata thonë se fabrika ka puset e saj, të cilat sigurojnë furnizimin me ujë për të gjitha repartet e punës.

Lisena Metoshi: Pusi i parë është këtu, kemi të gjithë ujin që na nevojitet gjatë gjithë ditës. Nuk na duhet absolutisht ujë nga banorët.

Ndërsa përsa i përket pretendimeve për ndotje nga pastrimi i karkalecit, administratorja sqaron se përpunimi i produktit bëhet në mënyrë organike dhe natyrale dhe asnjë mbetje nuk është e dëmshme.

Lisena Metoshi: Nuk hedhim asgjë, kemi kontratë me fabrikën që merr mbetjet e rrezikshme si kartonat, qeset. Kemi dhe faturat e shitjes që ne u bëjmë klientëve.

Sqarojnë se mbetjet e karkalecit përpunohen po në ambientet e brendshme të fabrikës me makineri moderne të cilat e kthejnë atë në pluhur ushqimor që përdoret kryesisht për eksport.

Pika tjetër e protestës së  banorëve ishte edhe ndërtimi i një rruge.

Administratorja e “Rozafës” shpjegon se ajo është një investim i bashkise së Elbasanit dhe “Rozafa” nuk ka lidhje me të.

Lisena Metoshi: Është plan i bashkisë dhe nuk ka lidhje asgjë me ne.

Drejtuesit e fabrikës së përpuninimit të peshkut garantojnë se ata punojnë komfort rregullave të vendosura nga BE dhe shteti shqiptar, dëshmi e të cilave janë certifikatat e produktit të markës “Rozafa”.

Ndërsa biznesmeni, Gjergj Luca, drejtues i kompanisë “Rozafa”, i cilëson protestat të motivuara politikisht për të dëmtuar imazhin e bizneseve që, siç thotë ai, ndihmojnë e punësojnë qindra njerëz në të gjithë vendin.

Përgatiti Elbasani Flash

Burimi: Ora News