Pushimet kthehen ne tragjedi, flet drejtuesi i skafit që i mori jetën 5-vjeçarit në plazhin e Himarës: Gomonia kishte problem teknik

0
117

Mbarë opinioni publik është tronditur nga vdekja tragjike e 5-vjeçarit në plazhin e Potamit në Himarë.

5-vjeçari u përplas për vdekje këtë mesditë nga një skaf në sy të prindërve, të cilët kishin shkuar në Himarë për pushime.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i skafit Arjan Tase ka thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit./Abcnews.al/