Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet në Elbasan 34-vjeçari , nën hetim miku i tij

0
357

Një person është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”.

34-vjeçari, me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, u vu në pranga pasi qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër, nga automjeti në një rrugë të fshatit Lapardha.

Ndërkaq, u procedua penalisht për moskallëzim të krimit një shtetas tjetër, pasi dyshohet se ka qenë së bashku me 34-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar me armë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonte ky shtetas