Rama e pranon: Gledis Nanos i kërkova dorëheqjen, të hënën ma konfirmoi

0
58

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar për herë të parë se i ka kërkuar dorëheqjen ish-drejtorit të policisë së shtetit Gledis Nano. Gjatë konferencës me gazetarët, Rama tha se kërkesa erdhi pas shqetësimeve për zhvillimet për rendin publik në vend.

‘Kur thoni ju nuk e keni parasysh mua personalisht. Mbase këtë duhet ta merrni si një nga shembujt që ne nuk qeverisim duke i ndarë shqiptarët në tanët apo të atyre. Nuk merremi me gjëra të kësaj natyre, nuk kemi një regjim patronazhistësh, i përshëndes kudo ku janë se janë zemra e pazëvendësueshme, por jemi një qeveri që ka meritën. Rrumbullaku nuk vjen nga portalet në krye të policisë së shtetit por në disa vite punë. Ato çiftelitë e daullet e risjella 10 vite më pas, nuk kanë asnjë vlerë. Rrumbullaku është një vlerë morale me një integritet të padiskutueshëm për sa i përket ndershmërisë. Uroj që ai të ketë sukses të plotë. Të tjerat janë për konsumin e përditshëm të llumit që shohim cdo ditë.

Po i është kërkuar dorëheqja. Ai ma ka konfirmuar të hënën se do ta jepte dorëheqjen, sepse ishim shumë të shqetësuar për zhvillime të pëplqyeshme lidhur me rendin publik. ‘- tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu