Rama lëshon ‘Pasaportat e arta’, por jo amnistinë fiskale: Është gjëja e duhur për Shqipërinë

0
60

Edi Rama në fjalën e tij pas takimit me Zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Josep Borrel dhe Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se procesi për miratimin e ‘Parasportave të arta’ është pezulluar deri kur të sqarohet nga institucionet evropiane. Por me sa duket Rama ka lëshuar pe në këtë çështje për të mbajtur ‘amnistinë fiskale’ e cila po ashtu ka ngritur shqetësim tek autoritetet e BE-së, pasi risqet për pastrimin e parave të pista janë shumë të larta.

E kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel europian qëndrimi. Ne e morëm nga vendet e BE nuk e shpikëm. Nuk do të nxjerrim më këtë iniciativë pa parë se si do përfundojë cështja në Gjykatën Europiane. Nesë vendos kundër, kjo çështje është e mbyllur. Kemi folur për amnistinë, qëndrimi ynë është i ditur. Vlerësojmë shumë qëndrimin e delegacionit për të na ofruar ekspertë. Ne nuk heqim dorë, kemi arsyet tona për të menduar se është gjëja e duhur për Shqipërinë“, tha ai.