Rama: Mbi 164 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes

0
44

Kryeministri Edi Rama thekson se mbi 164 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes. Shifrat i njoftoi në Facebook, teksa shton se përfitimet nga ky bonus kanë nisur që prej Janarit të vitit 2019.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 164 mijë fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2019, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Kujtojmë që qeveria mbështet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.