21.4 C
Elbasan

Rama: Shqipëria nuk do jetë kurrë vend me kampe refugjatësh

“Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend, ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediet nga selia e Partisë Socialiste.

Rama iu përgjigj interesimit të gazetarëve pas lajmit të publikuar nga mediet britanike për negociata mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare.

“Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend, ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë”, tha Rama.

Sipas “The Times”, emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britani mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri.

“The Times” shkruan se “kushdo që kërkon azil në Britani dhe që mbërrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve dhe gjatë kësaj kohe do të bëhet vlerësimi i kërkesave për azil në Britani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajme të tjera

Tërmeti 5.6 Rihter në detin Jon, lëkundja sizmike është ndjerë në Patra

Një tërmet është ndjerë në Athinë në orën 09:11, në brigjet e Peloponezit, në detin Jon pranë ishujve Strofades Sipas informacioneve të para, intensiteti ka...

Qëlloi me armë zjarri në ajër për të kanosur dy persona, pranga 41-vjeçarit

Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Memaliaj. Ky shtetas, mbrëmjen e së enjtes, qëlloi me armë zjarri në ajër për të kanosur dy...

Paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi....

Lajm i fundit/ Arrestohen me urdhër të SPAK disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Hapi adresë false në rrjetet sociale dhe fyente një 19-vjeçare, nën hetim i riu nga Fieri

Dyshohet se i riu nga fshati Sheqisht ka hapur një adresë false, ku nuk ka ndaluar së fyeri adoleshenten. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike...