16.4 C
Elbasan

Reshje bore, shtrëngata shiu dhe …, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Për ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe intervale kthjellimesh në pjesën e dytë  të ditës. Prej orëve të para pas mesnatës e deri në orët e mëngjesit priten reshje shiu me intensitet mesatar dhe në formë shtrëngatash në veriperëndim dhe bregdetin jugor.

Në mesditë do të ketë reshje me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në mbrëmje reshjet do të humbin territor duke u përqendruar vetëm në veri e qendër të vendit me intensitet të ulët. Në majat e maleve si në verilindje lindje e juglindje borë e dobët.

Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim nga mesnata deri në mëngjes e fortë dhe gradualisht me intensitet drejt rënies. Valëzimi në dete i forcës 5 dhe 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                             

në zona malore 5 deri 12°C                                                                                                                                          

në zona e ulëta  9 deri 16°C                                                                                                                                                                      

në zona bregdetare 11 deri 17°C

Lajme të tjera

Pika turistike e Dardhës “stoliset” nga dëbora

Vijojnë “kapriçot” e motit në rajonin e Korçës. Reshjet e shiut në zonat e thella i kanë lënë vendin dëborës. Pika turistike e Dardhës është...

Dyshohet si autori i disa vjedhjeve, arrestohet 47-vjeçari

Shtetasi Kastriot Kolaj, 47 vjeç, është arrestuar paraditen e kësaj të shtune në Lezhë, pasi akuzohet si autor i katër vjedhjeve. Sipas informacioneve të policisë,...

Elbasan/ Punonjësi humbi jetën pasi ra nga vinçi.Procedohet drejtori i ASHPU ,shpallet në kërkim përgjegjësi

Elbasan Në vijim të njoftimit të djeshëm, bëjmë me dije se, Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të...

Ky është vinçi i bashkisë Elbasan që i mori jetën punonjësit 56 vjeçar!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Elbasan ku fatkeqësisht një punonjës i bashkisë së Elbasanit humbi jetën pasi vinçi në...

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares për dosjen e “Plumbit të Artë”, ka lidhje familjare me avokatin

Gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë” vijon të zvarritet, për shkak se mes një anëtareje të trupës gjykuese dhe njërit avokat që mbron një...

Ra nga vinçi.Humb jetën punonjësi i bashkisë Elbasan

Elbasan/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak...