Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për sot

0
123

Territori shqiptar do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke gjeneruar shira si fillim në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin.

Shirat do të jenë të përkohshëm dhe me intensitet  mesatar. Orët e pasdites mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shira të dobët në zonat malore duke lënë ultësirën perëndimore me vranësira të dendura por pa reshje, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehte në mëngjes por mesdita sjell rënie te tyre duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë max 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu