Rikthimi i shumëpritur, Rihanna do të “ndezë” skenën e Super Bowl 2023

0
47

Rihanna do të performojë e ndjekur nga miliona njerëz të Super Bowl 2023 në Glendale, Arizona.

Roc Nation Management, që menaxhon këngëtaren, konfirmoi për HuffPost pjesëmarrjen e saj në ngjarjen e përvitshme. Shefi i Muzikës në NFL, Seth Dudowsky tha se liga po pret me padurim performancën.

“Ne jemi të emocionuar të mirëpresim Rihannën në skenën e Apple Music Super Bowl Halftime Show. Rihanna është një artiste e një brezi, e cila ka qenë një forcë kulturore gjatë gjithë karrierës së saj. Ne mezi presim të bashkëpunojmë me Rihanna, Roc Nation dhe Apple Music për t’u sjellë fansave një tjetër performancë historike Halftime Show”, tha Dudowsky.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu