Ronaldo sensibilizohet me të prekurit e tërmetit në Turqi dhe Siri, nis avionin plot me ndihma

0
46

Nuk ka munguar as ndihma e legjendës së Portugalisë Cristiano Ronaldo për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ai ka dërguar një avion plot me ndihma në zonat e prekura nga tërmeti në dy vende, Turqi dhe Siri.

Ushqime, veshmbathje, qumësht për fëmijët, ilaçe dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme për t’i bërë ballë situatës pasi mijëra njerëz po e kalojnë dimrin në çadra.

Ronaldo është sensibilizuar nga tragjedia ku humbën jetën më shumë se 50 mijë njerëz.  Me këtë gjest, CR7 synon të sensibilizojë po ashtu edhe kolegët dhe komunitetin për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti 7.8 ballësh.

/abcnews.al