Rrahu të atin dhe i dogji stallën e bagëtive e traktorin, në pranga 33 vjeçari

0
72

Një 33 vjeçar është arrestuar ditëne  sotme nga policia e Bulqizës pasi ushtroi dhunë fizike dhe i dogji stallën e bagëtive të atit.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  arrestuan në flagrancë shtetasin  N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor,” njoftoi policia

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.