“Rrëfimet e një vrasësi profesionist”/

0
459

“Rrëfimet e një vrasësi profesionist” kjo ka qenë tema e emisionit “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ku të folur kanë qenë ish-prokurori Euglent Beci, analistët Lorenc Vangjeli dhe Mentor Kikia, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço dhe në lidhje live gazetari investigativ Artan Hoxha.

Lidhur me rrëfimet e Nuredin Dumanit, gazetari Hoxha tha se gjatë kohës që ndodhej në Holandë ka takuar biznesmenin Elton Kila, i cili i ka thënë se 200 mijë eurot për ta eleminuar nuk janë paguar nga Suel Çela, por nga një person tjetër.

Gjithashtu Hoxha tha se edhe rrëfimet e tjera të Dumanit çedojnë, pasi ai në shumicën e kohë fajëson Talo Çelën.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Vangjeli në datë 12 ka deklaruar se një grup prokurorësh belg, francezë dhe holandezë do vijnë në Shqipëri. Flasim për rrëfimet e një vrasësi profesionist. Të gjithë personat e përfshirë në rrëfimet e Dumanit, kemi persona të arrestuar dhe persona në kërkim?

Hoxha: Në operacionin e fundit ishin 32 urdhërarreste nga të cilët 14 nuk u kapën, u ekzekutuan 18 urdhërarreste ku 9 ishin në burg. Nuk janë vetëm deklarimet e Dumanit, aty jkanë deklarimet e Hoxhës dhe disa personave të tjerë. SPAK pasi mori deklarimet e Hoxhës dhe Dumanit bashkoi 18 procedimet në një hetim të vetëm. Ne nuk kemi të bëjmë me një organizata të mirëfilltë kriminale, por me një rang vrasësish, të cilët janë “punëtorët” e krimit të organizuar, prandaj deklarimet e tyre merren me rezervë.

Në rastin konkret disa nga emrat që nuk u arrestuan nga SPAK, për mua ata nuk janë emra që kapen kollaj, se dhe kur kapen më shpejt dalin se kanë bërë burgun. Një pjesë e atyre emrave unë i kam takuar gjatë kohës që isha në Hollandë. Në deklarimet e Dumanit thuhej që ishte paguar 200 mijë euro për të vrarë një biznesmen, që unë e kam deklaruar në mars në emisionin tënd. Unë kam folur vetë me Elton Kilën, dhe ai refuzonte në mënyrë kategorike atë që deklaronte Nuredin Dumani, ai nuk e pranonte që pagesa ishte bëra nga ata që pretendonte Dumani, ai këmbëngulte që ishte dikush tjetër. Në deklarimet e Dumanit ka çedime, dhe ai ka fajësuar më shumë Talo Çelën, këto janë gjëra që hetimi duhet të jetë shumë rigoroz, shumë shterues.