Rrëfimi i Dumanit: Ja si e bëra pazarin 150 mijë euro për vrasjen e pronarit të shkollës “Wilson”

0
834

Gjatë hetimit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Nuredin Dumani.

Ai ka dhënë informacione  në lidhje me autorët e përfshirë në ngjarjen e tentativës për vrasjen e drejtorit të shkollës “Willson” dhe mekanizmin e kryerjes e kësaj vepre penale.

Ndër të tjera shtetasi Nuredin Dumani ka dëshmuar se përmes një mikut të tij, Suel Çela i ka ofruar 150 mijë euro për të kryer këtë vrasje.

Dëshmia e Nuredin Dumanit: 

“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në aplikacionin Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, qe ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Me dha kontaktin e këtij personi dhe me ketë person fola disa dite dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro.

Ai me ofroi shumen prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Ne telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashe atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku mě ka treguar se pronari i shkollës Wilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballe garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës “Wilson” e ka bërë edhe që ka lokalin ne ………, duke informuar Henrikun për levizjet e tij pasi banesa e tij ishte afer me lokalin e……….

Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Wolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilen e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku. Gjatë kohës që unë isha në Kosove, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës Eilson. Për këtë unë i kam shkruar te cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) … Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjelle në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku.

Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku me ka treguar se, kur ka shkuar te marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blidnuar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qeně trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u felliqëm”.

Riku mě tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashe me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe me tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, me tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Me pas unë komunikova me Rikun të cilit i SHQIPE thashë të shkonte te parkingu i Tegut qe te merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkuar te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.

Lidhur me këtë ngjarje, dyshohet se të hetuarit Suel Çela, Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasi, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.