Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë, u dha një një porosi drejtuesve socialistë dhe deputetëve.
Gramoz Ruçi: “Pa pikë modestie do të thoja se kjo mirënjohje nuk është për mua, as për shokët e mi, se mirënjohja më e madhe ishin ai besim që na dhanë socialistët në vite për të qenë përfaqësues të tyre. Prandaj mirënjohja ime është për çdo socialist, për çdo votues të PS-së, për çdo drejtues, e kryetarë ndër vite, për çdo deputet të PS. Mirënjohja shkon për Kryesinë e PS-së, për Këshillin Kombëtar, për Grupin Parlamentar, për qeverisjen e PS-së.
Prandaj një mesazh, amanet apo merak, quajeni si të doni, për drejtuesit e rinj të Kryesisë, Asamblesë, deputetët e kryetarët e Bashkive do të kisha dy gjëra, e para duajeni dhe mos harroni anëtarin e thjeshtë të PS, duajeni, respektojeni votuesin e PS. Gjendjuni në gëzime dhe hidhërime, në mos ia zgjidhni hallin, qajani atija, miqtë e mi, mos e humbisni kontaktin dhe komunikimi me anëtarët e simpatizantë të PS-së.
Këto kontakte dhe kjo lidhje shpirtërore, e anëtarit dhe simpatizantit, është si puna e gjuhëve të huaja, po e le një ditë të le një javë, po e le një muaj të lë një vit, po e lë një vit të le për tërë jetën si puna ime. Kështu është edhe anëtarësia në parti, kështu është edhe votuesi.


