“Sa të jetë ai gjallë… është peshë e rëndë”, demokratët e Elbasanit entuziastë për rikthimin e Berishës në krye të partisë

0
129

Demokratët e Elbasanit i janë drejtuar sot kutive të votimit, për të zgjedhur drejtuesin e ardhshëm të kësaj force politike. Votuesit shprehen optimistë, pasi pas tyre me zgjedhjen e nënkuptuar të Berishës, PD do të ringrihet.

“Shumë mirë shkoi votimi, nga këto zgjedhje presim ringritjen e PD, patjetër që do të ngrihet, çfarë komenti do të bëjmë ne, votuam atë që deshëm dhe do të shohim punën tani. Me Sali Berishën është e vështirë, Berisha është peshë e rëndë, nuk na duken fare të padrejta këto zgjedhje”, shprehet një prej votuesve.

“Ishin të lirë, mund të kandidonte kushdo, nuk e kam njoft Ibsenin më parë, kishin kohë që të merrnin pjesë në garë. Ai është, nuk e heqim dot ne, nuk është e padrejtë, aty ishte, mund të konkuronte kushdo”, thotë një tjetër qytetar.

“Nuk do të ketë asnjë njeri tjetër, sa të jetë ai gjallë”.

Qendrat e votimit në Elbasan

Elbasan 2900 Antarë – Zyrat e PD

Librazhd 1300 Antarë – Pallati i kulturës

Prrenjas 883 Antarë – Zyra e PD

Cerrik 1001 Antarë – Kinemaja qytetit

Gramsh 400 Antarë – Zyra e PD

Peqin 700 Antarë – Pallati i kulturës

Belsh 900 Antarë – Lokal