Samiti i Diasporës, Skënder Hita: Siguria është pasaporta e Policisë për miliona turistë dhe vizitorë

0
55

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se siguria mbetet “pasaporta” kryesore për miliona turistë dhe vizitorë që zgjedhin Shqipërinë, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, në panelin për migracionin dhe politikat e riatdhesimit.

Në fjalën e tij, Hita theksoi se Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re modernizimi dhe transformimi, me synimin për të qenë një institucion më profesional, transparent dhe i besueshëm për qytetarët, brenda dhe jashtë vendit.

Sipas tij, investimet në teknologji, rritja e kapaciteteve njerëzore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë janë shtyllat kryesore të këtij transformimi.

Hita nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Policisë së Shtetit si kontakti i parë për turistët dhe vizitorët që hyjnë në Shqipëri, duke theksuar përmirësimet në pikat kufitare, pajisjen me teknologji bashkëkohore dhe trajnimet e vazhdueshme të punonjësve.

 

 

Fjala e plotë:

Është një kënaqësi e veçantë të jem sot mes jush, në një takim që na bashkon rreth një vlere të përbashkët, lidhjes së fortë me Shqipërinë.

Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re modernizimi dhe transformimi, duke synuar të jetë një institucion sa më profesional, transparent dhe i besueshëm për çdo qytetar, brenda dhe jashtë vendit.

Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re modernizimi dhe transformimi, duke synuar të jetë një institucion sa më profesional, transparent dhe i besueshëm për çdo qytetar, brenda dhe jashtë vendit.

Qasja jonë sot është e qartë,
Policia si shërbim, në shërbim të ligjit, qytetarëve, bashkëkombasve tanë të diasporës, por edhe për çdo shtetas të huaj që viziton vendin tonë.

GEAR Sh.p.k