Saranda “sytë” nga deti, turistët gjallërojnë qytetin, 25 % e vizitorëve kalojnë përmes portit

0
83

Pas kufizimeve për shkak të pandemisë, Saranda synon një sezon të suksesshëm turistik këtë verë! Sytë janë nga deti, nga ku vijnë më shumë se 25 % e vizitorëve.

Pamje të tilla janë të zakonshme në Sarandë këtë periudhë të vitit

Grupet e turistëve ditore po gjallërojnë qytetin

Kryesisht vijnë nga deti.

Përgjatë prillit dhe Majit numri i hyrjeve nga deti shkon mesatarisht 270 persona të ditë.

Një shifër premtuese për atë që pritet në muajit e ardhshëm.

Sipas të dhënave nga porti deri më tani është arritur 80 % të fluksit të lëvizjeve të vitit 2019.

Ai vit shënoi numrin më të lartë të turistëve të mbërritur nga porti , me mbi 500 mijë persona në hyrje, 1590 jahte dhe 292 tragete turistike nga të cilat 45 krociera.

Pritshmëritë për muajit e verës janë të larta. Pas dy vitesh mungesë këtë vit do të rikthehen krocierat. Deri me tani 10 prej tyre kane data mbërritje, gjithashtu edhe 52 tragete turistike.

Me këto shifra Porti i Sarandës pritet të regjistroj vitin e tij me të mirë turistik.

Kjo do të përkthehej në rimëkëmbje për sitet kulturore dhe sektorin e shërbime të cilat kanë vuajtur mungesën e turistëve të huaj, për shkak te pandemisë.