Sarandë, prokurorja liron në sallë të gjyqit autorin e plagosjes me thikë

0
77

Prokurorja Esmeranda Basho, ka shpallur të paligjshëm arrestimin dhe ka urdhëruar lirimin e 34-vjeçarit Geart Çoçka.

Seanca mësohet të  jetë mbajtur të premten, ku Çoçka është  përballur  me akuzën e plagosjes së 45-vjeçarit  Armando Bajrami, i cili nga goditja kishte marrë plagë në fytyrë e në nofull me armë të ftohtë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet që arma të jeTë përdorur edhe në ngjarje të tjera dhe për këtë vazhdojnë hetimet.

Çuditërisht edhe pse me dy akuza “plagosje” dhe “mbajtje pa leje e armëve të  ftohta”, prokurorja Basho jo vetëm e ka lënë të lirë autorin, por ka hedhur poshtë edhe arrestin duke e cilësuar të paligjshëm.

Ky është  rasti i dytë brenda dy javëve kur autorë plagosjesh lihen të lirë, pasi edhe Ermir Shabanaj i arrestuar nga policia për  plagosjen e Besmir Ukës u la sërish i lirë.

Nga ana tjetër burime policore bëjnë me dije se ka nisur një aksion i gjerë në gjithë qytetin, ku po ushtrohen kontrolle në mjete dhe lokale pas ngjarjeve të ditëve të fundit me përdorim armëve të ftohta. Por edhe pse policia në të gjitha rastet ka kryer arrestet brenda pak orëve, autorët kanë fituar sërish lirinë gjatë dhënies së masave të sigurisë.