Selena Gomez bëhet gruaja më e ndjekur në Instagram

0
53

Selena Gomez është bërë gruaja e parë që ka tejkaluar 400 milionë ndjekës në Instagram. Këngëtarja së fundmi ka kaluar edhe Kylie Jenner e cila ka 382 milionë ndjekës duke u bërë femra më e ndjekur në platformë. Ish- ylli i Disney ka arritur shifrën 400 milionë, duke u bërë e treta në këtë ‘klub’. Vetëm dy nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave kanë më shumë ndjekës se ajo, bëhet fjalë për Lionel Messi i cili ka 442 milionë dhe Cristiano Ronaldo me 561 milionë.

Gomez debutoi në ekranet tona në Barney & Friends në vitin 2002 përpara se të luante në Wizards of Waverly Place.

Por pavarësisht nga popullariteti i saj i madh në Instagram, Gomez ka folur në të kaluarën se si aplikacioni ka ndikuar në shëndetin e saj mendor. Ajo bëri një pushim katër vjeçar nga Instagrami për shkak të ndjesive që kishte, ndaj një asistent postonte në emër të saj.

Duke folur për Good Morning America vitin e kaluar, ajo tha: “Instagrami ka ndryshuar plotësisht jetën time. Jam më e lumtur, jam më prezente, lidhem më shumë me njerëzit”.

Kujtojmë se Selena së fundmi është përfshirë në një ‘dramë’ me Kylie Jenner dhe Hailey Bieber.