“Shansi” i fundit për opozitën, sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve për Presidentin e ri

0
77

Edhe pas raundit të dytë të votimit në parlament, vendi nuk ka një emër për pasardhësin e Ilir Metës në Presidencë. Në Kuvend nuk u çua asnjë kandidat, ndaj seanca u ezaurua formalisht në pak minuta.

Përgjegjësinë për dështimin e dytë, kryeministri Rama ia ngarkoi opozitës.

Nga ana tjetër opozita akuzon maxhorancën se ka prishur marrëveshjen, pasi ka parë se kandidatët e tyre nuk mund të josheshin.

Sot në mesditë pritet të mblidhet konferenca e kryetareve, që do të vendosë për datën e mbajtjes së raundit të tretë të zgjedhjes së presidentit.

Enkeljed Alibeaj konfirmoi se ai do të marrë pjesë në këtë mbledhje për të kërkuar sërish përgjigje nga maxhoranca nëse i qëndron dakordësisë së arritur në negociata.

Edhe në këtë raund opozita ka të drejtën e propozimit të kandidatit sipas marrëveshjes mes të dyja palëve. Në rast të kundër maxhoranca ka deklaruar se do ta zgjedhë vetë presidentin e ri.

/abcnews.al