SHEFI I KUZHINËS NË ‘PRESTIGE RESORT’: TAULANT BALLA KA GATUAR DISA HERË NË KUZHINË ME MUA, SI NUK MBAJTI NJË QËNDRIM?

0
137

Shefi i kuzhinës së Prestige Resort pohoi për News24 se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë si i shtëpisë në këtë hotel, madje ka gatuar dhe në kuzhinë bashkë me të.

Kuzhinieri tha se Balla duhet të ishte i pranishëm në resort sot për të ofruar mbështetjen e tij.

“Kam punuar dhe jashtë vendit. Kjo gjë nuk ka ndodhur në asnjë vend. Ajo që më vjen në mendje është se Taulant Balla ka ardhur dhe me mua në kuzhinë, kemi gatuar bashkë. Ai minimumi i minimumeve duhet të ishte krah nesh. Si ka mundësi që ai nuk jep një prononcim. Ai ka qëndruar këtu me ne, dhe i kemi shërbyer. Kjo që po bëhet s’ka asnjë shpjegim. Ky resort është si shtëpia jonë.”, tha kuzhinieri.https://www.youtube.com/embed/9hZQ3v4fhaY

(BalkanWeb)