Sherr në Shkodër, dy vëllezër i shkojnë në shtëpi 60-vjeçarit dhe qëllojnë me armë

0
86

Një 60-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër pas një sherri për pronën.

Sipas policisë rreth orës 19:05 në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult dy vëllezërit me inicialet P. A. 54 vjeç dhe N. A. 46 vjeç banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë i shkuan në shtëpi 60-vjeçarit me inicialet N. U. dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij duke e kërcënuar.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë ë  vendin e ngjarjes  dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ Abcnews.al