Shitet në ankand një bluzë e famshme e Zelenskyt!

0
85

Një bluzë e famshme ngjyrë kaki e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky u shit për rreth 105 000 euro, në një ankand të Christie’s në Londër për mbledhje fondesh për Ukrainën.

Kryeministri britanik, Boris Johnson u bëri thirrje qytetarëve që ”të shpenzojnë shumë për këtë bluzë”.

”Zelensky është një nga liderët më të jashtëzakonshëm të kohëve moderne”, deklaroi Johnson.

Ndër objektet e paraqitura në ankand është edhe një brokë në formën e një gjeli, që Johnson e kishte marrë si dhuratë gjatë vizitës në Kiev.