Shkodra me 11 raste të reja. mes tyre mjeku kirurg dhe infermierja e kirurgjisë në spital

0
278

Vijojnë të raportohen raste të reja të të infektuarve me COVID-19 nëpër qytete.

Në Shkodër – Nga 33 testime janë konfirmuar 11 raste te reja. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë në një fasoneri dhe kontakte të të infektuarve të mëparshëm
Vijon hetimi epidemiologjik i tyre nga Instituti i Shendetit publik.

Ndërkohë rezultojnë të infektuar me koronavirusin COVID-19 edhe një mjek kirurg, një mjeke lagjeje, dhe një infermiere e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës

Deri tani në Shkodër janë 97 raste aktive.

Në Durrës– Konfirmohen dhe 4 raste të reja me koronavirus.

Mësohet se dy janë kontakte të vjetra ndërsa dy janë vatra të reja, njëri në qytetin e Durrësit dhe tjetri në Sukth.

Në Elbasan – Gjatë 24 orëve të fundit ISHP e Elbasanit ka testuar 7 persona të dyshuar të cilët kane rezultuar negativë. Aktualisht Elbasani ka 6 raste aktive dhe Belshi 2

Dje Ministria e Shendetësisë raportoi për 33 të prekur në qytetin e Durrësi ndërsa u regjistruan rekord rastesh të reja me koronavirus. Dje u konfirmuan 82 raste pozitive nga 364 testime të kryera. Sot pritet ne oren 11:00 te jete raportimi i ri nga Ministria e Shendetesise.

/Ora News.tv/