Short i “çmendur” në 1/8 e Champions League, PSG-Man. United. Messi kundër Ronaldos

0
102
Goglat nuk zhgënjejnë kurrë. Në Nyon u hodh shorti i fazes së 1/8 të Champions League ku u mësuan çiftet që do të luajnë kundër njëra-tjetrës. Teksa 16 skuadra u ndanë në fituesit e grupeve në një anë dhe të dytët në anën tjetër, shorti ishte i pamëshirshëm për Atletico Madrid, kampionët në fuqi të Spanjës që do të ndeshen me Bayern Munchen. Edhe Interi pati një short të vështirë që e vë përballë një Ajaxi fantastik deri tani.

Short i qetë për Real Madrid dhe Man. City e gjithashtu edhe për Juventusin

Benfica-Real Madrid

Villarreal-Man. City

Atl. Madrid-Bayern Munchen

Salzburg-Liverpool

Inter-Ajax

Sporting-Juventus

Lille-Chelsea

PSG-Man. United

Ndeshjet do të luhen të ndara në dy ditë, më 15 dhe 16 Shkurt dy sfida dhe më 22 e 23 Shkurt dy takimet e tjera teksa më 8/9/15/16 Mars do të zhvillohen ndeshjet e kthimit.

Nuk duhet harruar që është eliminuar rregulli i golit në transfertë, ndaj dhe ndeshjet që në dy përballje mbeten në barazim për golat e shënuar në shtëpi e në transfertë, atëherë shkohet në shtesa e më pas në penallti./Ora News/.