Shpërthim me eksploziv në banesën e 34-vjeçarit në Tiranë (EMRI)

0
69

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar gjatë nastës në kryeqytet. Siç njofton policia më verandën e banesës së shtetasit Demir Cara 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.