Shpërthim me tritol magazinës në Kamëz, policia jep detajet

0
57

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz.

Eksplozivi është vendosur në derën e një ambienti ku ka pasur vegla muzikore, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm qepeni.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.