Shpërthim pranë stacionit të trenit në Mynih të Gjermanisë

0
114

Një shpërthim i madh ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Munih.

3 persona janë plagosur në Gjermani, pasi një bombë avioni nga lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Bomba ajrore peshonte 250 kg, shkruan Bild. Ndërsa shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg nga stacioni i trenit.

Mësohet se linja hekurudhore është pezulluar përkohësisht, deri në zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka rrethuar zonën. Jashtë  zonës nuk ka asnjë rrezik, shkruan policia në Twitter.