Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

0
86

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Konferencën e Donatorëve të organizaur për mbështetjen e Ukrainës.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria dhuron 1 miljon euro për Ukrainën .

“Duam fundin e kësaj lufte dhe të shikojmë paqen sa më shpejtë që të jetë e mundur”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Rama: Ne jemi duke dhënë kontributin tonë. Ne kemi mundësuar që çdo person ukrainas të viojë në Shqipëri nëse do. Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 milion euro. E di që nuk do të ndryshojë mënyrën si po zhvillohet lufta por ne jemi shumë të nderuar të jemi këtu. Dhe jam shumë falenderues për Kryeministrin Polak që është pjesë e kësaj mbledheje, konference. Duam fundin e kësaj lufte dhe të shikojmë paqen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ndërkohë Kroacia do të dhurojë 5 milion euro dhe Gjeorgjia 7 milion dollar.