23.6 C
Elbasan

Shtohen masat/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Ndalohen dasmat, ceremonitë mortore dhe tubimet

Në një deklaratë për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kërkuar masa shtesë në luftën kundër Covid-19.

Sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Fico ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në ambjente të hapura dhe të mbyllura.

Masa të tjera janë edhe ndalimet e festave familjare apo e ceremonive mortore.

Gjithashtu ndalohen dhe tubimet partiake apo të çdo lloji tjetër.

“Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar, por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore, shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë”, tha ndër të tjera Fico.

“Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 per 100 mijë banorë.
Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një jave më parë.
Në tre spitalet covid janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në kater strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenaret e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid“, vijoi më tej ajo.

Drejtoresha e ISHP shtoi se, mbyllja totale e vendit është opsioni i fundit nga skenarët që ka në tryezë Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Masat shtesë:

  1. Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
  2. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
  3. Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Lajme të tjera

Ish-partneri e kishte rrëmbyer dhe rrahur, telefonata e fundit e 46-vjeçares italiane para se të hidhej nga ura: Çfarë po bën? Të dua…

Telefonata e fundit e Lorena Itzerit, 46 vjeçe, është bërë një prej provave kryesore në hetimin e ngjarjes së rëndë në Firence, ku ajo...

Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan...

Bisnezmeni Luan Muça ka reaguar pas konfliktit me armë në Vlorë duke dhënë versionin e tij për ngjarjen që ndodhi ditën e enjte. Kam heshtur...

Zjarr në Krastë të Elbasanit

Zjarr pranë banesave në Kodër Krastë në periferi të qytetit të Elbasanit , ndërhyrja e zjarrfikësve parandalon përhapjen e flakëve drejt banesave. Një vatër zjarri...

Gjykata jep masat për të ndaluarit e përplasjes me armë zjarri në Rradhimë

Jepen masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Regina Palm” në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është caktuar...

Aksioni për parkimet në Durrës/ Zaptimi i hapësirave nëpër lagje, policia nis heqjen e pengesave të vendosura nga banorët

Mungesa e vendparkimeve në Durrës ka bërë që hapësirat pranë pallateve të kthehen në vende të rezervuara me barriera për automjetet. Përballë kësaj problematike, Policia...

Plas vullkani dhe sjell kaos, Indonezia mbyll 6 aeroporte, mbi 20 mijë pasagjerë të bllokuar

Në fillim shpërthim dhe më pas, gjithçka ndryshoi… Vullkani Anak Krakatau në Indonezi ka rinisur aktivitetin e tij, duke shkaktuar kaos në trafikun ajror...