Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit

0
46

Është shtyrë sërish sot seanca në Gjykatën e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa seanca e radhës është lënë në datën 8 Qershor.

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mungesa e avokatit të dy të pandehurve Serafin Papa dhe Bardhyl Çabiri.

Avokati i Lefter Kokës kishte paqartësi për konkluzionet e akuzes, që i kërkoi kur ka ndodhur korrupsioni gjatë procedurave të përcaktimit të tenderit apo gjatë dhenies së tenderit, si edhe e pyeti organin e akuzës perse është sekuestruar kantina e verës Gjergj Kastrioti pasi ajo nuk ka lidhje me pastrimin e produktit të veprës penale duke qenë se është ndërtuar në vitin 1999.

“Duhet të ketë një rrjedhë logjike në konkluzionet e prokurorisë, në lidhje me pasuritë që dyshohen të përfituara. Lefter Koka është bërë ministër në vitin 2014, kantina nuk mund të lihet në sekuestro sa kohë që është ndërtuar që në fund të viteve 90. Si mund të kërkohet konfiskimi i kësaj prone?

Pasuria e sekuestruar është shumë më e madhe se ajo që pretendohet se është përfituar nga korrupsioni, produkti i krimit që kërkon të sekuestrojë prokuroria është i paimagjinueshëm”, u shpreh avokati i Kokës.

Organi i akuzës iu përgjigj: Kantina është sekuestruar si vlerë e barasvlefshme, ndërsa korrupsioni ka ndodhur gjatë gjithë periudhës nga viti 2014 deri 2020.

SPAK ka dhënë më herët pretencat për inceneratorin e Elbasanit, ku kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili me gjykim të shkurtuar të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Ish-ministri Lefter Koka akuzohet për “shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve shtetërorë” si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë penale”, kryer në bashkëpunim./faxweb.al