Sidney në rrezik nga përmbytjet, tajfuni në Kinën Jugore ndan anijen më dysh

0
65

Mijëra banorë janë urdhëruar të evakuojnë Sidney-n  jugperëndimor, qytetin më të madh të Australisë, pasi shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme goditën bregun lindor dhe kërcënojnë përmbytje  masive në zonë

“Kjo është një situatë emergjente dhe kërcënuese për jetën“,  tha ministrja e Mbrojtjes së Australisë, Steph Cooke.

“Kemi marrë shumë kërkesa për ndihmë, shumë njerëz kanë  mbetur  të bllokuar në zonat më rrezik . Tani po përballemi  me përmbytje dhe erozionin bregdetar. Kjo është një situatë emergjente , rrini në vende të sigurta.”

Shirat e dendur bënë që diga kryesore e Sidneyt të derdhej gjatë natës.

Ndërkohë po kaq e rrezikshme paraqitet situata edhe në Kinë jugore, ku tajfuni Chaba ka bërë kërdinë.  Aq sa një anije u nda më dysh , por fatmirësisht njerëzit në bord u evakuuan në kohë.

Në Nikaragua, nga ana tjetër, stuhia tropikale shkaktoi jo pak dëme përgjatë bregut të Karaibeve.

E njëjta stuhi pasi goditi El Salvadorin, la pas edhe një viktimë.

 

 

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu