Skënderbeu-Teuta në rrezik, mungon edhe uji i ngrohtë në stadium

0
96

Skënderbeu-Teuta është në rrezik për t’u luajtur. Delegati i ndeshjes, Uvil Zajmi, ka vënë re që kushtet nuk janë për t’u luajtur.

Supersport raporton se në dhomat e zhveshjes nuk ka ujë të ngrohtë, për shkak të ngrirjes së tubacioneve prej temperaturave të ulëta.

Vetë klubet, Skënderbeu e Teuta, duan që ndeshja të luhet. Fusha ndërkohë është e mbuluar nga bora. / abcnews.al