13.4 C
Elbasan

Sot mbyllet maratona, Spahia mesazh besimtarëve myslimanë: Zoti na e pastë pranuar agjerimin, nesër kemi festën e Fiter Bajramit

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i është drejtuar besimtarëve myslimanë me një videomesazh pak orë para mbylljes së maratonës 1 mujore të agjerimit.

Ai uron që Zoti tu ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar Ramazani të cilin po e përcjellin sot.

Ndërkohë nesër besimtarët festojnë Fiter Bajramin. Spahia thotë se “Bajrami nuk është festa e heqjes së kufizimit për të ngrënë e për të pirë.

Bajrami është festë e përmbylljes me sukses, me lejen e Zotit, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore”.

Mesazhi i plotë

Të dashur motra dhe vëllezër!

Maratona jonë shpirtërore dhe fizike e këtij muaji, agjërimi, mbërriti në fund.

Për një muaj kemi ndarë me njëri-tjetrin sofrat në iftar e në syfyr, jemi lutur për vetet tona, por edhe për njëri-tjetrin.

Zoti i gjithësisë na e pastë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar Ramazani të cilin po e përcjellim sot.

Nesër kemi festë, kemi Fitër Bajram!

Bajrami nuk është festa e heqjes së kufizimit për të ngrënë e për të pirë.

Bajrami është festë e përmbylljes me sukses, me lejen e Zotit, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore.

Bajrami është lumturia që ne ndiejmë me plotësimin e agjërimit të Ramazanit si dhe falenderimi ndaj Zotit për mirësitë e Tij mbi ne dhe që na përudhi të agjërojmë.

I Lartmadhëruari ka thënë: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun, për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare).

Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke qenë i bindur në shpërblimin e Zotit, atij i falen të gjitha gabimet e kaluara.”

E lusim Zotin të na ketë falur të gjitha mëkatet, ashtu siç Ai na ka premtuar.

E lusim Zotin t’u ketë pranuar nijetin të gjithë atyre që nuk mundën të agjërojnë këtë muaj për shkaqe shëndëtesore.

E lusim Zotin ta begatojë me paqe dhe stabilitet vendin tonë.

Të furnizojë popullin tonë dhe gjithë botën mbarë në këto kohëra vështirësish të mëdha.

E lusim Zotin për paqe anë e kënd botës, konfliktet e hapura të mbyllen sa më parë dhe popujt të jetojnë në paqe e mos të vuajnë pasojat e luftërave.

Ju uroj përzemërsisht, agjëruesve në veçanti dhe mbarë shqiptarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Gëzuar Fitër Bajramin!

H. Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Lajme të tjera

Funksionon Vërtet – Kura Tradicionale me Gjethe Dafine për Shëndetin e Pankreasit

Gjethet e dafinës janë fantastike në vlerat çudibërëse që ofrojnë për shëndetin e mirë të të gjithë organizmit. Që nga lashtësia e deri në ditët...

FOTOT: Oriola Marashi del e zhveshur, ndez rrjetin me format bombastike

Modelja e njohur Oriola Marashi është një ndër femrat më të komentuara shqiptare, e cila “çmend” fansat me format bombastike. Bukuroshja njihet për linjat e...

Burgu i Rrogozhinës drejt mbylljes/ Çuko: Ja çfarë do të ndodhë me të burgosurit

rben Çuko, këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania ku foli për efektet e amnistisë penale, ku...

TMERR/ Adoleshentja hyn me thikë në shkollën e mesme, sulmon nxënësit dhe mësuesit

Uellsi është tronditur ditën e sotme pas një sulmi të rëndë të ndodhur në një shkollë, ku dy mësues dhe një nxënëse u plagosën. Mësohet...

Humbi jetën duke punuar në Maltë, kush është burri nga Librazhdi që e zuri çatia poshtë

Mediat në Maltë kanë publikuar identitetin e shqiptarit i cili pak ditë më parë humbi jetën teksa punonte. Bëhet fjalë për Bari Ballën, 51...

Amnistia/ Lirohet pas 25 vitesh burg i dënuari në Elbasan: Më kishin mbetur dhe dy ditë nga dënimi

Mes personave të liruar nga burgu i Peqinit ka përfituar nga amnistia penale dhe një i dënuar me 25 vite burg.  Ai ka thënë...