SPAK bën bilancin e vitit 2022, Dumani: Progres në konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar

0
46

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar para KLP ditën e sotme për veprimtarinë e organit që drejton gjatë vitit 2022. Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, përveç Altin Dumanit dhe dy prokurorëve, Edvin Kondili dhe Arben Kraja është e pranishme edhe Aida Hajnaj.

Sipas Dumanit, gjatë vitit që lamë pas pasur një progres të mirë në konfiskimin e aseteve të lidhura me krimin e organizuar.

“Sa i takon rekomandimit për çështje të korrupsionit të zyrtarëve, gjatë vitit 2022 ka dhënë katër vendime dënimi me katër persona të dënuar, zyrtarë të nivelit të lartë, ndërkohë që periudhën 2020-2022, janë hetuar 24 procedime penale, me 25 persona me hetim ndaj ish zyrtarëve të nivelit të lartë. Ndër to janë dërguar në gjykatë 8 procedime penale me 3 të pandehur ish gjyqtarë, 3 procedime penale me tre të pandehur ish prokurorë, 1 i pandehur ish deputet, 1 i pandehur ish zëvënedës ministër dhe 1 anëtar i KPP, 4 të pandehur ish kryetarë bashkie.”, tha Dumani.

“Në lidhje me rekomandimin e rritjes së sekuestrimit të aseteve kriminale nënvizojmë se është arritur të sekuestrohet një portofol asetesh si pasuri të paluajtshme, vlera monetare, kuota tregtare dhe portofole kriptovalutash. Më konkretisht, janë paraqitur në gjykatë 5 kërkesa për sekuestrimin e pasurive dhe janë dhënë 5 vendime për sekuestrim duke sekuestruar 12 pasuri të luajtshme, 34 pasuri të paluajtshme, 13 subjekte tregtare.
Duhet cilësuar edhe gjetja e progresraportit të vitit 2022, nga KE që nënvizon se progresi i mirë është arritur në konsfiskimin e asrteve të lidhura me krimin e organizuar ku edhe sugjerohet se kjo përpjekje duhet të vazhdoihet edhe në të ardhmen.”, tha Dumani./abcnews.al